Kjo është e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP

Mediale Vip

Kjo është e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 00:40
Semi Jaupaj

Edhe sonte (e premte) po mbahet spektaklin i përmbledhjes javore të Big Brother VIP.

Një nga pikat kryesore të natës është eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar nga vota e publikut.

Të nominuarat e kësaj jave ishin Einxhel Shkira, Semi Jaupaj dhe Filloreta Raçi-Fifi, kjo e fundit u largua ditën e djeshme (e enjte) me vetë dëshirë.

Ndërsa, sonte nga votat e publikut u eliminua këngëtarja, Semi Jaupaj.

Ndryshe, kujtojmë që banorët janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Finalja e madhe e spektaklit Big Brother VIP pritet të mbahet në muajin janar. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat