“S’e dita pse më vranë…” – postimi prekës i reperit për ngjarjen e Gllogjanit

Mediale Vip

“S’e dita pse më vranë…” – postimi prekës i reperit për ngjarjen e Gllogjanit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:11
Bardhyl Idrizi

Një sulm me armë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit, ku të vdekur mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërkaq një tjetër është plagosur, ka tronditur vendin tonë.

Sipas të dhënave të policisë në momentin e sulmit, në autobus që po qarkullonte nga Gjakova në Deçan dhe fshatin Gllogjan ndodheshin tetë persona.

Pas ngjarjes tragjike, reagime të shumta kanë ardhur nga personazhe e emra të njohur në vend.

Në mesin e tyre edhe reperi i njohur Bardhi, ka reaguar menjëherë përmes një shkrimi prekës në InstaStory.

Në mes tjerash, Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Më poshtë shkrimi i plotë i Bardhit:

Se dita pse më vranë, ama nuk e di a diti edhe ai pse më vrau!!! Ata nxënës ndoshta ishin shumë të uritur e shumë të etur duke u kthyer në shtëpi, t’u menduar se i kanë dy ditë pushim për me pushuar e me mu çlodh, e nuk e kanë ditur se sot do të ishte dita e fundit e tyre. O Zot në çfarë kohe po jetojmë. Ngushëllime gjithë familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat