“Më dridheshin duart”/ Dyshonte tek bashkëshorti, këngëtarja shqiptare tregon si ia kontrolloi telefonin

Mediale Vip

“Më dridheshin duart”/ Dyshonte tek bashkëshorti, këngëtarja shqiptare tregon si ia kontrolloi telefonin

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:59
Maya

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore në vendin tonë, Maya  e ftuar në emision 'Glamour Zone' ka folur ndër të tjera edhe për jetën e saj private.

Maya gjeti rastin të zbulojë një moment të sikletshëm nga martesa e saj me bashkëshortin arkitekt.

Ester Bylyku: Të ka ndodhur ndonjëherë që t`i kontrollosh fshehtazi telefonin bashkëshortit? Të kesh parë diçka që s'te ka pëlqyer dhe nuk ai nuk ka qenë aty, ti ia kontrollove?

Maya: E kam shumë problem të gënjej, kështu që do të them po. Gjatë 7-8 viteve, asnjëherë nuk kishte ndodhur. Por erdhi një situatë e tillë që më bëri të bëj këtë veprim që nuk është në natyrën time. Unë i quaj disi të ulta këto por isha e detyruar. E mora telefonin dhe po më dridheshin duart, më dukej si vjedhje, por shyqyr Zotit ndodhi vetëm një herë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat