“Kam marrë mallkime nga të gjitha llojet”/ Balina flet për ngjarjen e Fifit

Mediale Vip

“Kam marrë mallkime nga të gjitha llojet”/ Balina flet për ngjarjen e Fifit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:30
Balina Bodinaku

Opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ishte sot në studion e emisionit “Goca dhe Gra”, ku foli në lidhje me debatin që pati me Fifin dhe si është ndjerë ajo në ato momente.

Balina u shpreh se ishte duke folur shumë qetë kur ndodhi ajo çfarë ndodhi dhe nuk po thoshte as çerekun e fjalëve që kishte menduar.

“Isha duke folur shumë qetë dhe nuk po thosha as çerekun që kisha menduar të thosha. U mundova të isha më e kujdesshme, duke bërë edhe gjënë për të cilën jam aty. Fillimisht nuk e kuptova ça po ndodhte, pasi ledi që kam përballë ishte larguar nga pamja e Fifit. Mu deshën pak sekonda për ta kuptuar”, tha Budinaku.

Kjo e fundit shton se ndjesia e parë ishte shqetësim për shëndetin e një personi dhe më pas konfuzion.

“Isha konfuze. Nga ana tjetër mundohesha të kuptoja çfarë kisha thënë, a isha unë shkaktari? Ishim live. Në ato momente më vinin shumë mendime. Unë thashë aty në studio nuk arrija ta kuptoja dhe kërkoja një informacion. Edhe informacioni gjatë publicitet nuk ishte i plotë”, tha opinionistja e BB VIP.

E pyetur nëse Fifi ka aktruar për ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë live në prime në “Big Brother VIP”, Balina tha se nuk ka dëshirë që të spekulojë për këtë gjë.

Më pas Bodinaku tha se ka marrë mallkime nga të gjitha llojet, nga fansat e këngëtares së njohur.

“Mallkime nga të gjitha llojet, se nuk dua të më dëgjoj mami tani. Është një gjë që e kam marrë përsipër që kur pranova të jem në BB VIP. Do përballesh me fansat e personave që janë brenda. Kjo më ka ndodhur edhe më para Fifit. Njëherë jam më e mira e njëherë më e poshtra. Ka shumë tifozllëk dhe është e kotë të mërzitesh”, u shpreh Balina.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat