Ka ardhur kënga për heroin nga artisti Argjend Lloga

Mediale Vip

Ka ardhur kënga për heroin nga artisti Argjend Lloga

Nga: Maksim Gjokaj Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 11:32
Argjend Lloga

"Pëmes Strugës, Drini Zi ,e nis rrugën për n’Shqipni, për n’Shqipni e nis rrugën, ku e kam Komandant Strugen.

Janë vargjet e para kushtuar legjendës dhe heroit të pavdekshëm Komandant Nuri Mazari, nga Dollogozhda e Struges, 3 kilometra në afërsi të fshatit Livadhi ku është vendlindja ime.

E realizuar nga një staf i mrekullueshëm siç janë: teksti nga Hamit Aliaj, kompozitor Pjeter Kola, orkestrues Kujtim Shala, videoklipi Dartchannel, në rol Hysni Kelmendi bashkëluftëtar, aktor Pajazit Murtishi dhe idea e përbashkët ka qenë me atdhetarin nga fshati Dobovjan i Strugës, Medat Rizvani i cili jeton bashkë me mua në ShBA.

"Miqtë e mi dëgjim të këndshëm, me respekt Argjend Lloga. Faleminderit!" .

Ky është statusi i artistit të njohur Argjend Lloga teksa publikon projektin më të ti muzikor këtë herë kushtuar heroit Komandant Struga.

Kënga me fjalë të ndjera është përshtatur mjaft mirë me videoklip dhe pamje ku duket si një film i jetës së heroit në pak minuta. Ne ju ftojmë që këngën me klip ta ndiqni në linkun më poshtë.BS

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat