Semi flet pas eleminimit, përballja me publikun

Mediale Vip

Semi flet pas eleminimit, përballja me publikun

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 13:03
Semia Jaupaj

Semia Jaupaj është e eleminuara e fundit nga shtëpia e Big Brother Vip.

Në studion e Fun Club ajo tha se ishte eksperiencë shumë e bukur.

Semi: Të gjithë njerëzit që kam afër i mbroj shumë, se nuk i zgjedh kot, duhet të kalojnë shumë prova që të jeë aty.

Dojna: Si të është dukur e shtuna jashtë?

Semi: Nuk kam lexuar asgjë, tani sa hodha një video, nuk doja të ndikohesha nga komente negative. Por në ato pak mesazhe që kam lexuar kam marrë falenderime për ndarjen e problemeve të shëndeti mendor.

Ina: ky është kontributi më i madh që Semi ka dhënë

Dojna: Është dukur sikur ke luajtur krah Donaldit…

Semi: Unë dhe Donaldi s’kemi qenë lojtar, por vetja, ai më ka ndenjur afër që nga fillimi. S’kam menduar që do e fitoja Big Brother, doja të dilja me dinjitet, veten e mbroj duke thënë që unë jam kjo, dhe nuk më interesojnë çfarë thonë të tjerët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat