“Jam shumë i lumtur që të kam takuar”/Donald-Beatriks bisedojnë

Mediale Vip

“Jam shumë i lumtur që të kam takuar”/Donald-Beatriks bisedojnë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 10:14
DOnald dhe Beatriks

Spektaklin e mbrëmshëm ata u përpoqën t’i japin fund njëherë e mirë dilemave mbi afrimitetin e tyre.

Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat në publik.

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm një darkë romantike ishte përgatitur vetëm për dy prej banorëve.

Banorët zgjodhën që këtë darkë ta shijonte Donaldi me Beatrix.

Ata kaluan momente shumë të bukura me njëri-tjetrin.

“Jam shumë i lumtur që të kam takuar,po më duket shumë e çuditshme e gjithë situata.Më kishte marrë malli për këtë ndjesinë kështu,”-tha Donaldi.

“Edhe mua edhe faleminderit që më bën të ndjehem kaq mirë”-tha Beatrix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat