Donaldi zbaton porosinë e Romeos, fillon mblesëritë me Beniada Nishanin

Mediale Vip

Donaldi zbaton porosinë e Romeos, fillon mblesëritë me Beniada Nishanin

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:51
Romeo, Donaldi dhe Beniada

Romeo i kishte shkruar një letër Donaldit dhe ajo u lexua mbrëmë gjatë spektaklit. Pa u komentuar nuk u la batuta me të cilën Romeo e kishte mbyllur letrën. “Dëgjo, thuaj një fjalë për mua asaj Beniadës se është shumë e mirë zemra”, i kishte shkruar vëllai Donaldit.

Sot, Donaldi ka nisur nga puna duke i folur Beniadës për vëllain. Teksa bisedonin bashkë në oborr, ai i tha modeles se do takohen jashtë dhe ajo do e pëlqejë shumë Romeon.

“Do dalim bashkë kur të dalim që këtej. A e di sa do ta pëlqesh ti Romeon?!”- i tha ai Beniadës. Ajo e kaloi situatën duke qeshur e me batuta, bashkë me banorët e tjerë.

Mos harrojmë që Romeo është në një lidhje me Aleksia Peleshin, të paktën ky është lajmi i fundit që kemi për jetën e tij sentimentale.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat