Meghan fiton gjyqin kundër medias që publikoi letrën dërguar babait të saj

Mediale Vip

Meghan fiton gjyqin kundër medias që publikoi letrën dërguar babait të saj

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:44
Meghan Markle

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka fituar fazën e fundit në betejën ligjore kundër medias ‘Mail on Sunday’, qe publikoi një letër që ajo ia dërgonte babait të saj.

Gjykata e Apelit hodhi poshtë përpjekjen e ‘Associated Newspapers’ për të pasur një gjykim në çështjen e privatësisë dhe të drejtave të autorit.

Një gjykatës kishte vendosur më parë në favor të Meghan pasi pjesë nga letra e saj u shfaqën në gazetë. Meghan tha se ishte një fitore “jo vetëm për të, por për këdo që ka ndjerë ndonjëherë frikë të ngrihet për atë që është e drejtë”.

Meghan, e cila filloi aksionin ligjor kundër grupit mediatik në vitin 2019, tha: “Në gati tre vjet, që kur filloi kjo betejë, unë kam duruar përballë mashtrimit, frikës dhe sulmeve të llogaritura”.

Një zëdhënës i ‘Associated Newspapers’ tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi dhe po shqyrtonte ta apelonte çështjen në Gjykatën Supreme.

Gjykata e Apelit pranoi argumentin e Meghan se letra drejtuar Thomas Markle në gusht 2018, tre muaj pas martesës së saj me Princin Harry, ishte “thellësisht personale”. Në vendimin e tyre, tre gjyqtarët thanë se përmbajtja e letrës ishte “personale, private dhe jo çështje me interes publik legjitim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat