Ia publikojnë këngën e re ilegalisht para kohe, reagon Alban Ramosaj

Mediale Vip

Ia publikojnë këngën e re ilegalisht para kohe, reagon Alban Ramosaj

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 22:56
Alban Ramosaj

Këngëtarja shqiptar, Alban Ramosaj, është sivjet konkurrent në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ai do të marrë pjesë me një këngë të titulluar “Theje”, me shpresën për të fituar të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.

Megjithatë, kënga e Ramosajt është publikuar pak para kohe në kanalin YouTube nga persona të paidentifikuar.

Këngëtari ka bërë një reagim në InstaStory, duke u shprehur se e vlerëson faktin që fansat e kanë pëlqyer projektin e ri muzikor, por nuk i pëlqen fakti që është shpërndarë nga dikush që nuk duhet.

“Nuk e di se si ia dolët, por kënga ime ‘Theje’ u hakua dhe është publikuar para kohe…Së pari dua t’ju falënderoj për reagimet, urimet dhe fjalët e mira që po më falni por nuk është kjo mënyra e duhur…është e jashtëligjshme (piratëria) dhe nuk më ndihmon mua si artiste në asnjë formë. Do e vlerësoja mijëra herë më shumë nëse do e shpërndanit nga kanali im, madje me qejf shumë të madh dhe do ua bëjë ‘repost’ edhe këtu edhe në Twitter, gjithandej. Sidoqoftë, ju dua shumë por ju lutem të tregoheni me përgjegjës”, ka shkruar Alban Ramosaj.

Përndryshe, Festivali i RTSh-së sivjet zhvillohet në datat 27 dhe 28 dhjetor (gjysmëfinalet) dhe 29 dhjetor (nata finale).

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat