Njëri largohet sonte nga Big Brother, çfarë thonë banorët për nominimin: Erdhi molla e sherrit…

Mediale Vip

Njëri largohet sonte nga Big Brother, çfarë thonë banorët për nominimin: Erdhi molla e sherrit…

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:27
Sonte, një prej banorëve do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme, një prej banorëve do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

5 banorë janë në nominim dhe më pak i votuari nga publiku do largohet nga Big Brother VIP. Secili prej tyre ka treguar se si ndihet në këto çaste.

Antonela: Kam prishur pak qetësinë se ishin të gjithë motra e vëllezërit. Thonë se erdhi molla e sherrit.

Valon: Ata që më kanë nominuar e dinë mirë arsyen. Nëse dal, e mirëpres por do më kishte ardhur pak keq.

Meridian: Nuk e mendoj daljen, është shumë shpejt.

Monika: Unë jam në vendin tim e në kohën time. Do më vinte keq, sidomos tani që kjo shtëpi është bërë kaq e bukur. Na ka ngjallur dëshirën për të qëndruar.

Beniada: Ia lëmë Zotit.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat