Po krijohet një çift i ri në shtëpi? Klaudio, Antonelës: Dua të fle me ty...

Mediale Vip

Po krijohet një çift i ri në shtëpi? Klaudio, Antonelës: Dua të fle me ty...

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 07:51
Klaudio dhe Antonela

Klaudio, banori më i ri në “Big Brother VIP”, një sërfist me muskuj e trup të palestruar duket se është “dhuratë” për vajzat e shtëpisë më të njohur në Shqipëri.

Që ditët e para, Klaudio ka krijuar afrimitet me Antonelën, me të cilën kalon më shumë kohë. Nuk e dimë nëse mes tyre sëshpejti do të lindin shkëndijat e para, por veprimet e tyre të shyjnë të mendosh kështu.

Klaudio ka kërkuar mbrëmë të flejë afër Antonelës, gjë që nxiti reagime tek banorët.

Ishte Iliri, ai i cili pyet Claudion se a i pëlqen Antonela dhe ai pa hezitim tha: “Po, po më pëlqen”.

Madje, me batuta, duket se i gjeti edhe zgjidhjen, duke e ndërruar me Sabianin, vetëm e vetëm që ata të ishin pranë njëri-tjetrit.

Edhe pse dyshja edne nuk ka pranuar asnjë, nuk do të ishte aspak çudi që t’I bashkoheshin 2 çifteve të tjera ekzistuese në shtëpi.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat