Dalin për të "kërkuar burrë", rrahja e turpshme mes dy vajzave nga Kosova në emision televiziv

Mediale Vip

Dalin për të "kërkuar burrë", rrahja e turpshme mes dy vajzave nga Kosova në emision televiziv

Nga: H.O. Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Pamje nga emisioni

Edhe në Kosovë sikurse në Shqipëri ka filluar të transmetohet një emision televiziv ku protagonistë janë disa të rinj djem e vajza që kërkojnë të njihen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë lidhje dashurie.

Emisioni në Kosovë, i quajtur ‘It’s My Love’, tashmë ka dy sezona, me shumë të rinj e të reja që janë bërë pjesë e tij. Ky emision udhëhiqet nga moderator Valon Maloku.

Mirëpo në një nga emisionet e fundit ka ndodhur një përleshje mes dy vajzave, të cilat fillimisht kanë nisur debatin me një gjuhë agresive ndaj njëra-tjetrës e më pas kanë vazhduar edhe me përleshje fizike. Ishin djemtë ata që bënë përpjekje të qetësonin situatën.

Moderatori Maloku thotë se njëherë është vendosur të mos transmetohet kjo pjesë por më pas është marrë vendim që kjo video të dalë në kanalin Youtube.

Shikojeni këtë pjesë nga minuta 06.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat