Shakira ka një mesazh publik për fansen e saj mbretërore

Mediale Vip

Shakira ka një mesazh publik për fansen e saj mbretërore

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:15
Shakira dhe Princesha Charlotte

Shakira ka shprehur publikisht lumturinë pas bërjes virale të lajmit se Princesha Charlotte është fanse e saj e flakët.

“Jam shumë e kënaqur që ju pëlqen muzika ime, Princesha Charlotte!”, ka shkruar Shakira, krahas një emoji zemre.

Reagimi erdhi pasi Princi William kishte zbuluar se vajza e tij 6-vjeçe, Princesha Chalotte është “e çmendur” pas vallëzimit nën tingujt e këngëve të ikonës latine.

Duka i Cambridge ka ndarë shijen muzikore të vajzës së tij gjatë një podcast të Apple, me titull: “Prince William: Time to Walk”.

Gjatë regjistrimit të tij teksa shëtiste mbreti i ardhshëm William tha se kënga e Shakiras, ”Waka Waka”, është e preferuara e Charlotte dhe se ajo kërcen duke imituar lëvizjet e këngëtares kolumbiane madje vishet si balerinë për performancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat