Igli flet për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix: Kafshoi dorën të mos fliste!

Mediale Vip

Igli flet për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix: Kafshoi dorën të mos fliste!

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:38
Igli Zerka

Pavarësisht se u largua shumë shpejt nga Big Brother VIP, Igli Zerka arriti të njihet shumë nga publiku shqiptar.

Aktori vlerësoi Donaldin, si një prej banorëve që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi.

“E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë”, u shpreh ai. Sa i takon marrëdhëniet të Donaldit me Beatrix-in dhe Borëm, Zerka the nuk sheh trekëndësh.

“Donaldi e ka thënë mbi 15 herë që është vetëm. Shoh një Donald shumë të qartë”, shtoi ai. Kujtojmë që kur Donald Veshaj u pyet për marrëdhënien me Borën dhe a ka më ndjenja për të, u përgjigj shkurt, pa treguar se çfarë e ka zhgënjyer në atë marrëdhënie. Një detaj i ri është zbuluar nga Igli Zarka lidhur me Donaldin.

“Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat