Jennifer Aniston i quan të dhimbshme thashethemet mbi shtatzëninë

Mediale Vip

Jennifer Aniston i quan të dhimbshme thashethemet mbi shtatzëninë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:45
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston thotë se ajo ka ndaluar së marri personalisht thashethemet “e dëmshme” për shtatzëninë.

Aktorja, 52 vjeçe, foli për “The Hollywood Reporter” për supozimet e jetës së saj personale mendimet e disa njerëzve se ajo “zgjodhi karrierën mbi fëmijët”, duke shpjeguar se thashethemet e shtatzënisë sjanë të dhimbshme për të.

“Njerëzit sigurisht që projektojnë mbi ty  gjithçka, por detyra ime është të them, “Dëgjo, unë do t’ju tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj dhe ju vendosni nëse doni ta dini”, tha Aniston për vëmendjen ndaj jetës private së saj.

“Kur e stakon trurin më pas zhdukesh sa të mundesh, argëtohesh, merr përsipër këto role të çuditshme, nuk e vret mendjen, kënaqesh, kujton se ke një grup të mrekullueshëm miqsh dhe jeta jote është e bekuar dhe ti bën më të mirën që mundesh”,- tha ajo. 

“Unë i merrja të gjitha shumë personalisht – thashethemet për shtatzëninë dhe të gjithë supozimin “Oh, ajo zgjodhi karrierën në vend të fëmijëve”, vazhdoi ajo.
“Ndihesha diku:  ‘As nuk ja kanë idenë se çfarë po ndodh me mua personalisht, nga ana mjekësore, pse nuk mundem ose a mund të kem fëmijë?’ Ata nuk dinë asgjë, dhe ishte vërtet lënduese dhe thjesht diçka e keqe.”,-
hapi zemrën aktorja.

Jennifer Aniston mendon se tani situata ka ndryshuar, pasi nuk janë vetëm mediat, por edhe vetë personat e thjeshtë që fshihen pas komenteve, të cilët ndërhyjnë, pyesin e ndonjëherë tregohen shumë mizorë sipas saj.

Ajo shtoi se ka ndjerë një ‘standart të dyfishtë’ kur krahason veten me personat publikë burra.

“Burrat mund të martohen sa herë të duan, ata mund të martohen me gra në të 20-at ose 30-at e tyre. Gratë nuk lejohen ta bëjnë këtë.”,- tha ikona e serialit ‘Friends’

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat