Miley Cyrus dhe Pete Davidson u shfaqën shumë të afërt, po Kim ç’ka për të thënë?

Mediale Vip

Miley Cyrus dhe Pete Davidson u shfaqën shumë të afërt, po Kim ç’ka për të thënë?

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 14:17
Miley Cyrus dhe Pete Davidson, Kim Kardashian

Miley Cyrus dhe Pete Davidson u shfaqën mjaft të afërt dhe u përqafuan teksa promovonin shfaqjen e tyre të Vitit të Ri, te Jimmy Fallon. Por, asgjë për t’u shqetësuar. Ata janë thjesht miq të mirë dhe Kim Kardashian e di këtë.

Ajo madje ka pëlqyer foton që Miley ka postuar, teksa përqafohej me komedianin.

Dyshja ishin të rrethuar me tullumbace dhe dekor për Vitin e Ri, ndërsa Miley shkruante krahas fotos: Energji e madhe debutimi.Unë dhe Pete jemi zyrtarisht bashkë! Bashkëprezantues në fakt!

Kim dhe Pete së fundmi konfirmuan lidhjen e tyre, teksa janë shfaqur duke u kapur për dore teksa po përgatiteshin të hipnin në një avion privat nga Palm Springs.

Kim dhe ylli i Saturday Night Live kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë dy muajve të fundit. Dyshja pushuan në shtëpinë e nënës së Kim, Kris Jenner, me vlerë 12 milionë dollarë në Palm Springs, për të festuar ditëlindjen e 28-të të aktorit të “King of Staten Island”.

Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye Ëest në shkurt dhe të dy kanë katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ajo madje nuk ka ndryshuar mendje për një ribashkim edhe pse reperi i ka bërë thirrje publikisht që të kthehet me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat