Rita flet për ngrirjen e vezëve: Në kulturën e Kosovës të kesh fëmijë është ...

Mediale Vip

Rita flet për ngrirjen e vezëve: Në kulturën e Kosovës të kesh fëmijë është ...

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 14:44
Rita Ora

Rita Ora ka folur sërish lidhur me vendimin e saj për ngrirjen e vezëve, proces ky që ajo tashmë e ka bërë dy herë, njëherë në moshën 24-vjeçare dhe së fundmi edhe në moshën 27-vjeçare.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore ka realizuar një intervistë së fundmi për prestigjiozen britanike “The Independent”, ku ka folur gjerë e gjatë për shumë gjëra, e me theks të veçantë për vendimin e saj që në të ardhmen të ketë fëmijë përmes procedurës In Vitro Fertilisation (IVF), me rekomandim të mjekut të saj.

Artistja 30-vjeçare ka thënë se dëshiron që në të ardhmen të ketë familje të madhe dhe të bukur, pasi sipas saj, në kulturën e Kosovës, të kesh fëmijë është qenësore.

“Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është “ajo që është e rëndësishme. Dhe unë mendoj se si gra, ne e bëjmë atë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë Rita.

Independent derisa e përfol intervistën e Ritës, të realizuar në shtëpi dhe prani të familjarëve të saj, e thekson se e ëma Vera nuk është e pajtimit për atë që ka bërë këngëtarja.

“Pse? Pse”. Në Kosovë ne vetëm bëjmë fëmijë. Pse shpenzoni kaq shumë para për të pasur fëmijë. Nuk e kuptoj”, citon The Independent Verën. 

Gazeta thekson se lindja nuk është qëllimi i Ritës aktualisht, por se me ngrirjen e vezëve, këngëtarja ka dashur të sigurohet që edhe pas kalimit të moshës dhe rënies së cilësisë së vezëve të saj, ajo do të mund të bëhet nënë, sapo të jetë e gatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat