Ish-banori Ardit Çuni kërkon që Einxhel të largohet nga Big Brother VIP: I duket vetja shumë e preferuar

Mediale Vip

Ish-banori Ardit Çuni kërkon që Einxhel të largohet nga Big Brother VIP: I duket vetja shumë e preferuar

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 23:25
Arditi, Einxhel

Edhe pse është larguar prej javësh nga Big Brother VIP, ish-banori Ardit Çuni, po vazhdon të jetë mjaft i përfshirë duke komentuar çdo veprim të konkurrentëve tjerë.

Ai së fundmi ka bërë një reagim rreth një situate të krijuar mes banorëve, në të cilën po fliste më shumë moderatorja Einxhel Shkira.

Krijuesi i “Qaj” kërkon që menjëherë të largohet nga shtëpia e BBV, pasi sipas fjalëve të tij i duket vetja shumë e preferuar.

“Po boll o boll se le nam. Nuk ngele cep pa hedh vrer e pa ulur të tjerët. Dikush ta nxjerri jashtë Einxhelin të martën, meqë i duket vetja shumë e preferuar”, kanë qenë fjalët e Çunit.
Einxhel ndërkohë është në nominim me Claudion, Ilirin dhe aktoren Arjola Demiri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat