“Dua ta ha fare”/ Donaldi bën deklaratën e fortë për Beatrix: Le të kallet shtëpia unë këtë djalë e dua

Mediale Vip

“Dua ta ha fare”/ Donaldi bën deklaratën e fortë për Beatrix: Le të kallet shtëpia unë këtë djalë e dua

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 14:06
Donaldi dhe Beatrix

Gjatë spektaklit të së martës, Donald Veshaj, ka folur sërish rreth ndjenjave që ka për këngëtaren Beatrix Ramosaj. Në dhomën e rrëfimit, ai tregoi se “ka shumë presion dhe se nuk bën dot gjërat që ai do”.

Aktori iu adresua edhe përplasjes me Arjola Demirin, të cilën ai quajti “dyfytyrëshe” dhe “fasadë”, pas një debati që patën mes tyre.

“Ka shumë presion nga të gjithë realisht, nga banoret brenda shtëpisë nga mënyra sesi kanë ardhur gjërat, efekti i kamerave, dua të bëj shumë gjëra që nuk i bëj dot, unë jam njeri që përfshihem dua të bëj çdo gjë edhe ta haj fare. Realisht ka shumë presion, fakti që këta njerëzit këtu brenda nuk konsiderojnë asnjë lloj gjëje dhe një njeri si Arjola flet në atë lloj mënyre duke e përdorur këtë gjë që unë mora përsipër ta bëja”– u shpreh Donaldi.

Më pas aktori shtoi duke thënë se Beatrix e bën të ndihet mirë, e dashuron dhe është personi më i sinqertë që ka njohur në krahasim më personat jashtë shtëpisë.

Gjithashtu këngëtarja i tregoi haptazi ndenjat e saj për aktorin ku tha se “le të kallet shtëpia, unë e di se çfarë ndjej dhe se çfarë ai ndjen, atë djalë unë e dua dhe pikë.”

Image
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat