‘Jam e martuar në të gjitha format e martesës’, Greta Koçi zbulon detajet nga jeta private

Mediale Vip

‘Jam e martuar në të gjitha format e martesës’, Greta Koçi zbulon detajet nga jeta private

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 20:24
Greta Koçi

Martesa e Greta Koçit ishte lajmi më i bukur dhe dhe i papritur i ditëve të fundit mes lajmeve të shoëbiz-it. Vetëm pak ditë pas një deklaratë publike për statusin e saj të ri, për të cilin këngëtarja nuk kishte folur, Greta vendosi të zbulojë më shumë detaje për martesën dhe transferimin e saj në Vjenë.

E ftuar në “Rudina” pasditen e sotme, Greta rrëfeu më shumë detaje nga jeta e saj në Vjenë. Shumë e lumtur për dashurinë që po jeton larg syve dhe kureshtjes së të gjithëve, Greta tha se ka zgjedhur, më në fund, ta ndajë me publikun lajmin e bukur, por njëkohësisht edhe ta respektojë partnerin, i cili nuk është personazh i njohur dhe nuk ka dëshirë të bëhet pjesë e showbiz-it.

‘Ti u shfaqe me një unazë, por ceremoni nuk kemi parë…” – i tha Rudina Gretës, pas një kënge të re të cilën këngëtarja ka publikuar së fundi “S’po më le nana”.

“Unë vendosa ta them për të respektuar publikun dhe të gjithë njerëzit që më duan shpirtërisht, dhe vendosa ta ndaj dhe të them se jam shumë e lumtur, jam shpërngulur, jam martuar, nuk doja të jepja më shumë detaje.

Bashkëshorti im nuk ka lidhje me fushën e artit, dhe nuk dua të cënoj privatësinë. Unë jam e martuar në të gjitha format e martesës, fustanin e bardhë nuk e kam veshur për arsye se kanë qenë shumë situata bashkë, pandemia etj, por çdo gjë tjetër e kam finalizuar. Jam shumë e lumtur, jam shumë e qetë, më ka ndryshuar jeta në sensin e mire”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat