Dafina Zeqiri ngre pikëpyetje për Big Brother VIP pas eleminimit të DJ Dagz dhe PM

Mediale Vip

Dafina Zeqiri ngre pikëpyetje për Big Brother VIP pas eleminimit të DJ Dagz dhe PM

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 22:05
Dafina Zeqiri

Mbrëmë (e premte) nga shtëpia e Big Brother VIP u eleminuan dyshja DJ Dagz dhe PM, si më pak të votuarit nga publiku.

Megjithatë për ta u hap edhe një televotim, ku publikut nga shtëpi iu kërkua të votonte për të rikthyer njërin prej tyre në shtëpi, i cili në rastin konkret rezultoi Dagz.

Mes shumë vështirësive për t’u rikthyer i vetëm, DJ Dagz e vazhdoi qëndrimin brenda në shtëpi gjersa në rrjetet sociale pati komente të shumta mbi daljen e tyre.

Një prej personave që ka reaguar ka qenë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila në një postim të bërë në InstaStory, ka ngritur pikëpyetjen ndaj BBV se si ka mundësi që dy nga banorët më të pëlqyer të publikut dolën.

“DJ PM dhe DJ Dagz. Big Brother nuk është argëtues pa juve djema! Njerëzit më të dashur të publikut dolën? Budallallëqe”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në postimin e saj.

Image
Reagimi i Dafinës

Dy DJ-të nga Kosova përndryshe janë komentuar shumë gjatë qëndrimit në shtëpi, kryesisht për atmosferën e mirë dhe pozitive që kanë sjell brenda ambienteve të Big Brother VIP.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat