Dj PM zbulon se është xheloz ndaj Sarës, ky është reagimi i motrës së saj

Mediale Vip

Dj PM zbulon se është xheloz ndaj Sarës, ky është reagimi i motrës së saj

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:52
Dj PM, Sara

Dj Pm ka folur sot në detaje pas daljes së tij nga Big Brother Vip.

Pm ka qenë i ftuari i radhës në “Fan Club” ku ka folur me detaje për eksperiencën e tij brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri.

Meqë eksperienca e tij lidhet më shumë me Sarën meqë edhe ishin në lidhje, Pm s’kishte si të mos diskutonte për këtë pjesë.

Ai tha se kur Sara ishte keq me qëllim nuk afrohej afër saj pasi që në momente afekti ndodh që personat sillen keq pa qëllim.

Ndër të tjera ai po ashtu u pyet për xhelozinë ndaj Sarës duke e pranur se është pak xheloz dhe kjo është normale në lidhje.

Edhe motra e Sarës ishte dakord me Pm se xhelozia duhet të jetë e pranishme në një lidhje por në doza normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat