“Ja ç'dëgjova”/ Antonela flet pas debatit dhe daljes së Big Mamës nga BB VIP: E kishte planifikuar

Mediale Vip

“Ja ç'dëgjova”/ Antonela flet pas debatit dhe daljes së Big Mamës nga BB VIP: E kishte planifikuar

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 15:02
Antonela

Mbrëmë në shtëpinë e "Big Brother VIP" ka pasur një debat të fortë mes Antonelës dhe Big Mamës, që degjeneroi në ofendime dhe akuza të rënda.

Në momentin që ish-konkurrentja e "Për'puthen" e akuzoi Big-un se e ka sharë serbisht, këngëtarja iu kthye ashpër dhe e revoltuar u largua nga shtëpia.

Pas përfundimit të spektaklit, teksa bisedonte me Sarah dhe Donaldin, Antonela tha se Big Mama e kishte planifikuar një gjë të tillë.

Pjesë nga biseda:

Antonela: E kishte planifikuar përpara se i kishte thënë Beniadës

Donaldi: Ça i kishte thënë?

Antonela: Nuk e di ça i kishte thënë se nuk e kisha mendjen kur ma tha Beniada, veç mbaj mend që i kishte shkuar tek tualeti dhe i kishte thënë diçka për mua. Pyete pastaj Beniadën. Kishte thënë: ajo do të më nxjerrë nga vetja, ajo nuk e di ça i bëj asaj, gjëra të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat