Këta janë 10 të famshmit që janë kërkuar më shpesh në Google këtë vit për stilin e tyre

Mediale Vip

Këta janë 10 të famshmit që janë kërkuar më shpesh në Google këtë vit për stilin e tyre

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 14:13
Melania Trump

Google ka publikuar kërkimet më të shpeshta të vitit 2021! Ndër listat e ndryshme të krijuara nga platforma, ishte ajo e të famshëmve, për të cilët përdoruesit nga e gjithë bota kërkonin për më shumë detaje të stilit të tyre. Dhe lista e emrave që u shfaqën në top 10, ishte shumë interesante dhe e paparashikuar.

Sipas Google, këta emra kanë parë një rritje të madhe të trafikut gjatë një periudhe të qëndrueshme në vitin 2021, krahasuar me 2020-ën.

Britney Spears shfaqet në vendin e dytë – gjë që është mjaft e kuptueshme, pasi këngëtarja më në fund arriti të heqë qafe kujdestarinë dhe kufizimet e vendosura nga babai i saj, Jamie Spears, duke shkaktuar edhe më shumë kuriozitet tek përdoruesit e rrjeteve sociale.

Interesant është edhe vendi i parë, ku shfaqet aktori Adam Sandler, i cili renditet përpara ikonave meshkuj të stilit që dominuan në vitin 2021, si Harry Styles dhe Timothée Chalamet. Por kjo ndodhi falë Tiktok me një tag të quajtur Sandlercore, që ka më shumë se 300,000 video në të cilat brezi i ri diskuton stilin e tij.

Më poshtë shikoni se cilët të tjerë të famshëm tërhoqën vëmendjen e internetit në vitin 2021.

1. Adam Sandler

2. Britney Spears

3. Cam Newton

4. Che

5. Doja Cat

6. Harry Styles

7. Selena Quintanilla

8. Melania Trump

9. Lizzo

10. Aaliyah

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat