Ndërron jetë aktorja e njohur në prag të vigjiljes së ndërrimit të viteve

Mediale Vip

Ndërron jetë aktorja e njohur në prag të vigjiljes së ndërrimit të viteve

Më: 1 janar 2022 Në ora: 13:27
Betty White

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktorja Betty White.

Ajo është ndarë nga jeta ditën e sotme, në vigjilje të ndërrimit të viteve, ndërsa lajmi është konfirmuar nga familjarët e saj.

White po përgatitej për të festuar ditëlindjen e saj të 100-të më 17 janar.

Përpara vitit të saj të 100-të, në janar, White tha se: Sekreti për moshën time? Epo evitoj sa më shumë perimet. Mendoj se po funksionon.

Ajo kishte sukses absolut me shfaqjen “The golden girls”, e cila përfundoi me 1992, ndërsa nuk mungoi në qindra filma, duke u bërë imazhi i “gjyshes amerikane”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat