Ja cila është surpriza që banorët e “Big Brother” kanë marrë natën e ndërrimit të viteve

Mediale Vip

Ja cila është surpriza që banorët e “Big Brother” kanë marrë natën e ndërrimit të viteve

Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:17
Ilustrim

Nata e ndërrimit të viteve i ka gjetur në mënyrë te pazakontë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” të cilët kanë qëndruar të izoluar edhe në këtë natë të veçantë.

Gjatë darkës së shtruar në tryezën e oborrit, banorët kanë uruar njeri-tjetrin dhe në mbyllje të festës, ata kanë marrë një surprizë të bukur.

Edhe pse ndodhen larg njerzve të dashur, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surprizuar nga familjarët e tyre, të cilët i kanë uruar banorët nëpërmjet videove të shkurtra ku i përshëndesin nga tryeza e tyre në tryezën e banorëve.

Të gjithë konkurrentët janë përlotur teksa dëgjonin urimet e përzemërta nga familjarët e tyre që këtë vit, ndryshe nga çdo herë tjetër, janë ndodhur larg tyre.

Megjithatë, pavarësisht mallit e nostalgjisë, banorët e shtëpisë së “Big Brother” nuk janë penguar të organizojnë një spektakël të veçantë për publikun me rastin e natës së ndërrimit të viteve.

Për minuta të tëra ato paraqitën përpara shikuesve performanca muzikore dhe artistike.

Në fund banorët nuk harruan edhe të përshëndesnin familjarët e tyre.

Njëri pas tjetrit ata të përlotur kanë uruar njerëzit e zemrës.

Izolimi për një kohë të gjatë duket se ka thelluar mallin dhe nostalgjinë që ata ndjejnë për botën jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat