“Do ja pres veshët…”! Donaldi “ngacmon” Beniadën! Romeo bën reagimin epik

Mediale Vip

“Do ja pres veshët…”! Donaldi “ngacmon” Beniadën! Romeo bën reagimin epik

Më: 7 janar 2022 Në ora: 11:33
Romeo, Donaldi dhe Beniada

Dje në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ndodhur një moment qesharak midis Beniadës dhe Donaldit.

Ai po luante me të, teksa ajo lahej, dhe nuk e linte rehat, e në atë moment Beniada ka kërkuar ndihmën e Romeos, binjakut të Donaldit, i cili te letra surprizë ndaj tij shprehu simpati edhe për Beniadën.

Romeo nuk ka vonuar dhe pasi faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në Instagram e ka postuar momentin qesharak mes tyre, ai e ka ripostuar gjithashtu.

“Do ja pres veshet ketij Donaldit, qe te ngacmon ty @iambeniada”,- ka shkruar Romeo.

Ndërkohë menaxhuesi i profilit të Beniadës në Instagram ka komentuar: “vet i the po ka nevoje per ndonje gje te te thote.”

Image
Komenti nga Beniada

Kujtojmë se kur erdhi në shtëpi për disa minuta,Romeo e “ngacmonte” Beniadën me fjalë, pasi ditë më parë ai tek një letër dërguar Donaldit i kishte thënë: Mi fol një cik asaj Beniadës se është shumë e mirë.

Pasi Romeo u takua me Beniadën dhe e lanë gjithashtu të takohen jashtë, menjëher në mbrëmje Donaldi shfrytëzoi momentin sapo u takuan me Beniadën e pyeti: Hë si tu duk?

Ajo me buzeqeshje iu përgjigj duke i thënë: “Po hë si të them është ndryshe nga ty sdi si te them, është më i mbushur – me mirë me i mbushur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat