Aktori shqiptar del me reagimin e revoltuar pas dhunës në selinë blu

Mediale Vip

Aktori shqiptar del me reagimin e revoltuar pas dhunës në selinë blu

Më: 9 janar 2022 Në ora: 07:55
Florjan Binaj

Aktori Florjan Binaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale që protestën e dhunshme që u organizua ditën e djeshme nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Binaj shkruan se ndjen keqardhje pasi dikur populli ynë luftonte i bashkuar kundër pushtuesve dhe sot luftojnë kundra njëri-tjetrit për pushtet.

“Dikur shqiptarët luftonin bashkë kundra pushtuesve për atdheun, sot luftojnë kundra njëri-tjetrit për pushtet, keqardhje”, shkruan Binaj.

Image
Reagimi i Florjan Binajt

Mesditën e djeshme mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha shqyen me dhunë derën e selisë së PD-së dhe u futën brenda duke shkatërruar objektet në katin e parë të godinës. Gjatë protestës e cila zgjati rreth dy orë, pati përplasje mes mbështetësve të Berishës që tentuan futjen në godinë me dhunë dhe mbrojtësve të godinës, ku u përdoren edhe mjete të forta, ndërsa pati edhe të lënduar nga të dyja palët. Pas thirrjes për ndihmë nga PD, forcat e Policisë rrethuan selinë, duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat