Donaldi flet me Beatrix për ditëlindjes e Borës, reagon Alban Ramosaj

Mediale Vip

Donaldi flet me Beatrix për ditëlindjes e Borës, reagon Alban Ramosaj

Më: 10 janar 2022 Në ora: 10:24
Alban Ramosaj, Donald dhe Beatrix

Nuk kanë fund replikat mbi atë që po ndodh në Big Brother.

Pas parashutës me shkrimin për ditëlindjen e Borës ka pasur një sërë reagimesh.

Pas këtij veprimi Donaldi ka biseduar menjëherë me Beatrix duke i shpjeguar kuptimin e datës 9 janar, dhe duke shtuar se ai ka respekt për Borën pavarësisht ndarjes. Beatrix u tregua e mirëkuptueshme ndaj tij, duke i thënë se është një pjesë e jetës së tij e cila ka ndodhur kohë më parë.

Por mesa duket ai i cili nuk ka duruar dot ka qenë pikërisht vëllai i saj këngëtari Alban Ramosaj. Ai ndryshe nga herët e tjera që ka zgjedhur të mos flasë ditën e sotme ka postuar një foto të çiftit Donald-Beatrix dhe ka shkruajtur:

“Nuk para postoj mbi këtë temë…. në fakt se kam bërë kurrë më parë por e ndjej ta bëj këtë herë. Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimin etj etj”? Këtu shihni një nga ato momente.

Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e sa, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam. Jam krenar për ty Trix!"

Image
Postimi nga Alban Ramosaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat