Fejohen Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, fotot bëjnë xhiron e mediave

Mediale Vip

Fejohen Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, fotot bëjnë xhiron e mediave

Më: 13 janar 2022 Në ora: 19:19
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Megan Fox mori propozimin nga Machine Gun Kelly, i cili u ul në gjunjë para Megan në një plazh në Porto Riko. Kelly e bëri pyetjen e madhe më 11 janar, pas më shumë se një viti e gjysmë lidhjeje.

“Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrificat që lidhja do të kërkonte nga ne, por të dehur nga dashuria. dhe karma. Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kishim ecur nëpër ferr së bashku, dhe duke qeshur më shumë nga sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të,” shkruajti Fox, 35 vjeç, në postimin e saj. "Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po ... dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit."

Kelly dizajnoi një unazë fejese në stilin "toi et moi" me gurët e lindjes së tyre: një diamant për veten e tij dhe një smerald për nusen e tij të ardhshme.

"Dy gurët në formë dardhe janë vendosur në dy breza që bashkohen si dy gjysma të të njëjtit shpirt duke formuar zemrën e errët që është dashuria jonë”, shkroi Kelly në Instagram.

Fox dhe Kelly u takuan në mars 2020 gjatë xhirimeve të "Midnight in the Switchgrass". Ata e bënë publike lidhjen në Instagram në korrik 2020 dhe kanë qenë të pandarë që atëherë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat