“Le të fitojë më i miri”/ Atdheu i shpall “luftë” Donaldit për Beatrix

Mediale Vip

“Le të fitojë më i miri”/ Atdheu i shpall “luftë” Donaldit për Beatrix

Më: 14 janar 2022 Në ora: 13:51
Atdheu, Donaldi dhe Beatrix

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

Mjafton një postim në rrjetet sociale apo një deklaratë në intervista të ndryshme dhe e gjithë vëmendja kalon tek ai.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Atdheu ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste.

Në promon e një emisioni ku ai është i ftuar, moderatorja e ngacmon atë se me cilën vajzë të njohur do të flirtonte.

Atdheu ka përmendur emrin e këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila është e lidhur me Donald Veshajn.

“Po a nuk do e kishe problem konkurrencën?”, e ka pyetur moderatorja e njohur, referuar aktorit të humorit. “Le të fitojë më i miri”, është përgjigjur Atdheu për “Glamour Zone”, duke i shpallur kështu “luftë” Donaldit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat