Në ditëlindjen e Borës, Xhensila zbulon një detaj që nuk e dinim

Mediale Vip

Në ditëlindjen e Borës, Xhensila zbulon një detaj që nuk e dinim

Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:49
Bora Zemani, Xhensila Myrtezaj

Moderatorja Bora Zemani festoi të enjten ditëlindjen e 30-të për të dytën herë ku mblodhi familjarë, miqë e kolegë për të festuar bashkë.  

Diçka të cilën e theksoi moderatorja shqiptare pas gjithë historisë së trekëndëshit Donald-Beatrix-Bora është se ndihet shumë e përmbushur dhe e rrethuar me njerëz që i falin dashuri.

Mes shumë artistëve të ftuar ishte edhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj e cila foli shumë fjalë të mira për Borën duke treguar se përherë ka qenë unike.

Image
Xhensila Myrtezaj

Ajo zbuloi për herë të parë se dy bukuroshet shqiptare njihen që 15 vite dhe kanë qenë shoqe klase, ani pse rrugët e tyre u ndanë por shoqëria vazhdoi.

Ndër të tjera ajo bëri publike dhuratën që i bëri Borës duke treguar se i ka blerë një qafore me fjollë bore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat