Ja si dukej opinionisti Arjan Konomi para 20 viteve

Mediale Vip

Ja si dukej opinionisti Arjan Konomi para 20 viteve

Më: 17 janar 2022 Në ora: 08:30
Arjan Konomi

Arjani po vazhdon të jetë opinonisti i Përputhen tash e tre sezone.

Arjan Konomi tashmë njihet pothuajse nga të gjithë si opinionist në reality-show. Fillimisht ne e kemi parë në disa edicione të “Big Brother Albania” për të arritur më pas kulmin me fenomenin “Për’puthen”.

Arjani ka ndryshim nga viti, në vit, madje me hapjen e sezonit të programit flokët e tij morën më shumë vëmendje sesa vetë konkurrentët, por si dukej Arjani para 20 viteve?

Mund ta themi se që në atë kohë ish-analisti gjeopolitik ka qenë modern dhe ‘avangard’.

Pavarësisht se është opinonist zyrtar në “Për’puthen” kjo nuk e ka ndaluar Arjanin të komentoi dhe një nga temat më të nxehta të “Big Brother VIP”, që përfshin kolegen e tij Bora Zemanin si edhe Donald Veshajn e Beatriksin.

“Mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash? Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë,apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan. E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranik social, është e mbushur shoqëria jonë.” ,- është shprehur ai kur ziente situata e trekëndëshit.

Image
Arjan Konomi

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat