Einxhel debaton me Donaldin: Ke 3 muaj nuk i vë pikën

Mediale Vip

Einxhel debaton me Donaldin: Ke 3 muaj nuk i vë pikën

Më: 17 janar 2022 Në ora: 10:55
Donald, Beatrix, Einxhel dhe Dj Dagz

Mbrëmja e djeshme është mbyllur me debate dhe diskutime mes banoëve.

Tema kryesore e gjithë bisedave ishte konkurenca në lojë mes Donaldit dhe Ilirit.

‘’Më shumë se të gjithë të tjerët je ti ai që i ke shtuar pikë Ilirit. Ti sqarohesh me Ilirin sot dhe nesër je në të njëjtin diskutim me Ilirin, ke 3 muaj që nuk i ke vendosur pikën’’,- tha Einxhel.

Nga ana tjetër edhe Dagz pranoi se debatet mes dyshes nuk e kanë favorizuar Donaldin, përkundrazi ai  është shpallur i preferuar kur ka vendosur të tërhiqet nga përballjet me Ilirin.

‘’Duhet të kuptosh që sa herë që ju nuk jeni përballuar, pikërisht atëherë ke dalë i preferuari i publikut’’,- tha ai.

Këto deklarata Donaldi nuk i pranoi duke pasuar në një sërë replikash mes banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat