Adriana Matoshi pozon me shumë stil në veshje leopardi

Mediale Vip

Adriana Matoshi pozon me shumë stil në veshje leopardi

Më: 17 janar 2022 Në ora: 20:35
Adriana Matoshi

Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, gjatë këtyre ditëve ndodhet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ajo duket se po kalon pak kohë jashtë angazhimeve të përditshme duke qenë se është mjaft e fokusuar edhe në politikë.

Ndërkohë që po argëtohet nën shoqërinë e disa miqve në shtetin amë, ajo ka ndarë edhe disa fotografi të reja në rrjete sociale.

Biondja, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, ka publikuar disa imazhe në një veshje leopardi.

“Leopardi është zgjuar”, ka shkruar ajo.

Komplimentet nuk munguan nga ana e miqve dhe fansave të cilët janë të shumtë në numër.

Matoshi vetëm pak javë më parë iu nënshtrua një operacioni në tru pasi i ishte rikthyer tumori pas nëntë vitesh.

Sidoqoftë, 41-vjeçarja momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat