Beniada ishte një nga “eskortat” e Silvio Berlusconit?

Mediale Vip

Beniada ishte një nga “eskortat” e Silvio Berlusconit?

Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:05
Beniada Nishani

Modelja Beniada Nishani është një nga banoret e “Big Brother VIP”, e cila ka një karrierë në Itali ku ka nënshkruar kontrata me kompani mode shumë të njohura.

Përveçse modele Beniada ka luajtur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Berluscon-it.

Ajo që habit është fakti që Benida gjatë qëndrimit të saj në ‘Big Brother Vip’ nuk e ka përmendur këtë eksperiencë të sajën.

Filmi ‘Loro‘ (Ata) flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit Silvio Berlusconi.

Filmi me regji nga Paolo Sorrentino tregon për një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat