Sarah flet pas eleminimit të Dj Dagz nga shtëpia e Big Brother VIP

Mediale Vip

Sarah flet pas eleminimit të Dj Dagz nga shtëpia e Big Brother VIP

Më: 19 janar 2022 Në ora: 10:40
Sarah dhe Dj Dagz

Mbrëmë Dj Dagz ishte banori i dytë i eleminuar nga Big Brother VIP Albania.

Pas një zingjiri të nisur nga Beatrixa, dyshja e fundit e mbetur ishin Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, ku ky i fundit mori më pak vota dhe ishte i dyti banor i larguar mbrëmë.

Por, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, ku një pjesë e madhe e publikut mendon se Beatrixa duhej të largohej e jo të shkonte në atë mënyrë e gjithë loja.

E, pas daljes së Dagz ka reaguar menjëherë Sarah Berisha, njëra nga ish-banoret e këtij edicioni të parë VIP, e cila ka publikuar një fotografi të tij.

“Ti e ke fituar Big Brotherin tend, po te presim vëlla”, shkroi Sarah në foton e publikuar.

Theksojmë se Sarah Berisha po vazhdon lidhjen e saj të dashurisë me shokun e ngushtë të Dagz, Dj PM.

Image
Postimi nga Sarah Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat