Plas xhelozia mes dy aktoreve të njohura turke

Mediale Vip

Plas xhelozia mes dy aktoreve të njohura turke

Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:32
Hande Erçel dhe Demet Ozdemir

Demet Ozdemir dhe Hande Erçel janë dy aktore shumë të njohura në vendin tonë. Demetin e kemi parë në rolin e Zejnep në serialin “Shtëpia ime, fati im”, ndërsa Handen e shohim aktualisht në rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”.

Ndonëse të dyja kanë arritur shumë lart në karrierën e tyre, sërish xhelozitë mes tyre ekzistojnë. Mediat turke shkruajnë se Demetit nuk i ka ardhur mirë që Hande ka marrë shumë oferta pune pas mbarimit të serialit “Dashuria është në ajër”.

Aktoret menaxhohen nga e njëjta agjensi.

E inatosur që Hande ka marrë më shumë oferta, Demet e ka hequr kolegen nga Instagrami. Ose të paktën kjo thuhet të jetë arsyeja, më thellë nuk dimë gjë ç’ka ndodhur mes vajzave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat