Dj Dagz i mungon që tani Einxhel, ja dedikimi që i bëri në rrjetet sociale

Mediale Vip

Dj Dagz i mungon që tani Einxhel, ja dedikimi që i bëri në rrjetet sociale

Më: 20 janar 2022 Në ora: 08:33
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP” pati një eliminim të dyfishtë. E si pasojë lanë përfundimisht shtëpinë Xheisara dhe Dj Dagz.

Ky i fundit, gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shfaqi shumë anë të karakterit, e kryesisht djalin e dashuruar dhe të përkushtuar pas moderatores së njohur, Einxhel Shkira.

Kjo e fundit e ka pasur të vështirë t’i shfaq ndjenjat e saj, por kohët e fundit ajo e ‘lëshoi’ komplet veten te Dj Dagz.

Image
Einxhel Shkira, postim i DJ Dagz

E duket se që tani ata ia djejnë mungesën njëri-tjetrit. Mëngjesin e djeshëm Einxhel është zgjuar e përlotur, ndërsa Dagz ka bërë një dedikim në profilin e tij në “Instagram”.

“That view” , ka shkruar Dj Dagz kur ka hedhur një screenshot të tij dhe të Einxhelit brenda shtëpisë.

Ndërsa në darkë ka zbuluar se ai ndjek BB VIP, e teksa mbrëmë po ndaheshin disa çmime, Dagz ishte i sigurt se atë të inteligjencës do e fitonte partnerja e tij.

Image
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat