Einxhel Shkira fiton çmimin si personi më intelegjent, kjo është banorja që ajo e çoi në nominim

Mediale Vip

Einxhel Shkira fiton çmimin si personi më intelegjent, kjo është banorja që ajo e çoi në nominim

Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:09
Einxhel dhe Egzona

Mbrëmë banorët ishin të detyruar nga Big Brother të organizonin një spektakël, ku më pas do të ndaheshin edhe disa çmime.

Personi i padëshiruar, Miss Sexy, Miss Intelegjenca, ishin vetëm disa nga çmimet që u dhanë mbrëmë, ku ishin vet banorët ata që votonin për njëri-tjetrin.

Çmimi kryesor ishte ai i “Intelegjencës”, ku këtë e fitoi Einxhel Shkira.

Big Brother asaj i dha një rol të veçantë, që të zgjidhte mes Arjolës, Monikës dhe Beniadën, që njërën nga to ta çonte direkt në nominim për të premten.

Kjo përzgjedhje erdhi pasi banorët që kishin votuar personin “surprizë” tek votimet e tyre ishin vetëm emrat e këtyre tri banorëve, kështu që, Einxhel zgjodhi të ishte Monika.

Kjo e fundit nuk është se e priti aq mirë, por u shpreh që më mirë që e bëri Einxhel se sa ta bënte Iliri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat