Mesazhi kërcënues për Donaldin dhe Beatrixën, familjarët e Einxhel kërkojnë falje

Mediale Vip

Mesazhi kërcënues për Donaldin dhe Beatrixën, familjarët e Einxhel kërkojnë falje

Më: 21 janar 2022 Në ora: 12:17
Einxhel Shkira

Një postim kërcënues për aktorin Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj u publikua në rrjetin social “Instagram”, të Einxhël Shkirës.

Moderatorja ka pasur debate të forta ditët e fundit me Donaldin dhe Beatriksën. Ajo fajëson çiftin për eliminimin e Dj Dagz nga shtëpia, pas një nominimi të papritur. Ai dhe Einxhel mbetën të fundit në zinxhirin e shpëtimit dhe dolën në televotim, ku publiku votoi për të dalë Dagzin.

Einxhel është shprehur se nuk do ta falë Donaldin dhe Beatriksën që nuk shpëtuan artistin, duke u kujtuar se ata kanë qenë të afërt, madje një javë më parë Beatrix tha se “nëse Dagz del, do të dal dhe unë”.

Mesa duket një fans i moderatores ka bërë një postim që nënkupton se ajo do t’ia dalë të nxjerrë nga shtëpia dy artistët. Postimi në “InstaStory” është fshirë më pas, dhe në një sqarim, familjarët e Einxhel kërkojnë ndjesë dhe shprehen se ka qenë veprim i një ndjekësi ishte angazhuar së fundi në postimet për moderatoren.

Këtë javë në nominim është Donaldi, Beatrix dhe Einxhel. Kjo ishte zgjedhja e Arbrit, si kërkesa e “Vëllait të Madh” për të nxjerrë tre konkurrentë në nominim, pas hapjes së kutisë së Pandorës.

Image
Postimi në Instagramin e Einxhel Shkira
Image
Postimi në Instagramin e Einxhel Shkira

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat