Beatrix frikësohet nga përballja me publikun, shpërthen në lot

Mediale Vip

Beatrix frikësohet nga përballja me publikun, shpërthen në lot

Më: 21 janar 2022 Në ora: 21:36
Beatrix

Me të filluar spektakli i Big Brother VIP, Arbana Osmani ka bërë të ditur se Arbëri është personi i cili i ka dhënë informacione Beatrixës duke i ndryshuar gjendjen e saj emocionale.

Big Brother gjithashtu dha edhe një klip për banorët, kur Arbëri dhe Beatrix kishin diskutuar së bashku, dhe këngëtarja po rrëfehej edhe në dhomën e rrëfimit.

Beatrix shprehet se ka frikë se çfarë ka ndodhur me të jashtë, se si ajo komentohet jashtë, derisa ka shpërthyer në lot.

“Nëse jeta ime vërtetë ka ndryshuar tërësisht..se di…prap kam mamin, kam familjen time”, tha Beatrixa

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat