Egzona bisedon me Donaldin: Jam duke vdekur që vetëm 1 minutë...

Mediale Vip

Egzona bisedon me Donaldin: Jam duke vdekur që vetëm 1 minutë...

Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:39
Donaldi dhe Egzona

Monika Lubonja e dinte që para disa ditësh që këtë të premte do të ishte në nominim, por nuk e dinte se me kë do të ishte në televotim.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme ndodhën shumë gjëra. Fillimisht Arbërit iu hoq imuniteti që kishte nga hapja e kutisë së pandorës, pasi ai ka dhënë informacion nga jashtë. Më pas ishte ai që u nominua nga pjesa më e madhe e banorëve që të ishte në nominim.

Pas përfundimit të spektaklit, teksa Donaldi po bisedonte me Egzonën, u shpreh që “Iliri do të luftojë për Arbërin”.

Pjesë nga biseda e tyre:

Egzona: Besoj se Arbëri ka me luftuar shumë

Donaldi: Iliri do luftojë për Arbërin

Egzona: Tash po mund ta marr me mend edhe për ju që keni ma shumë ditë këtu. jam duke vdekur që veç 1 minutë me pas kontakt me dikë jashtë, veç me dit se çfarë ka ndodhur

Donaldi: Kam harruar të përdor telefonin, se di se si është të kesh telefon

Egzona: Nuk ka ndryshuar shumë telefoni. Unë po habitem se nuk më mungon fare telefoni, se unë zakonisht nuk e lëshoj prej dore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat