Dj Dagz flet pas eleminimit nga BBV: Më pëlqejnë gjërat që më sfidojnë, ndaj e dua Einxhel

Mediale Vip

Dj Dagz flet pas eleminimit nga BBV: Më pëlqejnë gjërat që më sfidojnë, ndaj e dua Einxhel

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:05
Dj Dagz

Dj Dagz ka folur për herët të parë në ‘Fun Club’ pasi doli nga shtëpia e Big Brother Vip.

Ai tha se pasi ka dalë nuk është marrë me ndonjë gjë, përveç takimit me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Dagz: Kam ndenjur me njerëzit e mi pasi dola, familjarët, shoqëria, nuk jam marrë me shumë gjëra se kam pas nevojë të rri me njerëz që i du.
Unë nuk kam luajtur asnjë moment, u futa për një eksperiencë që dua ta mbaj mend. Nuk më ka interesuar të luajë me dobësitë e tyre. Është e vështirë të rrish brenda që i sheh disa gabime dhe të mos reagosh.

Dagz shpjegoi edhe arsyen pse u rifut në BB VIP pasi u eleminua së bashku me PM: Kam pas shumë arsye pse të rrija dhe të mos rrija, me PM jemi dyshe që e duam njëri tjetrin pa asnjë interes, prandaj dhe hymë bashkë, si shok dhe si vëlla. Një prej arsyeve ishte se kush do të fitonte çmimi ishte i të dyve, për atë qëllimin që ne e kemi thënë. PM më tha vazhdojë lojën, kjo më dha zemër. Big Brother më ka dhënë një super mundësi dhe nuk mund të mos e vlerësoja. Çështja kryesore edhe Einxhel. Që e dija e kisha përshtypjen që edhe ajo kishte ndjenjë, prandaj e vlerësova dhe i shkova pas.Mua më pëlqejnë gjërat që më sfidojnë dhe nuk i arrij lehtë, dhe Einxhel është e tillë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat