Momenti emocionues kur Trixa takon nënën në prapaskenë

Mediale Vip

Momenti emocionues kur Trixa takon nënën në prapaskenë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:53
Beatrix Ramosaj

Të premten mori fund aventura televizive në “Big Brother VIP” pas afro 80 ditësh për Beatrix Ramosajn. 

Këngëtarja përgjatë kësaj kohe ishte një ndër personazhet që shkaktoi më shumë zhurmë. 

Trixa përkundër dëshirës për të vazhduar, duket se me eliminimin njëkohësisht është ‘çliruar’ nga një stres shumë i madh që u vërejt edhe në spektakël në bisedën e parë pas largimit. 

Në vazhdimësi ajo ka pasur hallin e mendimit të nënës së saj, Antigonës me të cilën është tejet e lidhur. 

Pas shumë ditësh pa kontakt, si asnjëherë tjetër përgjatë jetës, ato më në fund janë bërë bashkë. 

Momenti emocionues i përqafimit në prapaskenë është ndarë nga Antigona në rrjete sociale. 

Beatrix përgjatë këtyre ditëve po qëndron larg rrjeteve sociale duke u përqenduar tërësisht tek familja dhe mirë bën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat