Arbër Sulstarova: Miqësia me Ilirin më penalizoi

Mediale Vip

Arbër Sulstarova: Miqësia me Ilirin më penalizoi

Më: 26 janar 2022 Në ora: 00:37
Arbër Sulstarova

Arbër Sulstarova përfundoi sot rrugëtimin e tij në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

Në intervistën e tij të parë pas daljes ai deklaroi se raporti i krijuar me Ilirin mund ta ketë penalizuar.

‘’Mendoj se kam penalizuar nga fakti që u lokalizova me Ilirin. Por nuk kam asnjë peng nga ky fakt, mua më kanë lidhur mendimet me të. Kam fituar një mik të mirë’’,- tha ai.

Gjithashtu ai shtoi se hyrja me vonesë ka sjellë vështirësinë për tu përfshirë në rrjedhën e lojës.

‘’Aty gjithçka është ndryshe, ka shumë ngjyra, shumë ngjarje. Ne hymë me vonesë dhe duhet të krijonim shumë dinamika. Rrjeta tashmë ishte krijuar dhe nuk të lejonte të depërtoje’’,- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat