Prapaskena/ Ja si bashkëshorti i Arbana Osmanit komandon transmetimin e Big Brother VIP Albania

Mediale Vip

Prapaskena/ Ja si bashkëshorti i Arbana Osmanit komandon transmetimin e Big Brother VIP Albania

Më: 26 janar 2022 Në ora: 09:55
Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani

Big Brother Albania VIP ka hyrë në fazën interesante të tij teksa edhe mbrëmjen e së martës transmetoi emocione të mëdha, kur këngëtarja Fifi u rikthye në shtëpinë e famshme vetëm për të emocionuar Monika Lubonjën.

Kjo e fundit rrezikonte të eliminohej bashkë me Arbrin por ishte ky i fundit banori që la shtëpinë.Për të transmetuar emocione të tilla tek shikuesit nevojitet edhe një regji e mirë.

Për këtë duket se mendon Eduart Grishaj bashkëshorti i moderatores së vetë spektaklit, Arbana Osmanit.

Nëse nuk e keni shikuar më parë se si duket regjia e transmetimit të Big Brother mund ta shikoni në foton e mëposhtme teksa duket që Grishaj bashkë me kolegun e tij është në ‘aksion’ gjatë transmetimit të spektaklit Big Brother VIP Albania.

Image
Eduart Grishaj
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat