Provoi disa lidhje romantike, ish-konkurrenti i “Për’puthen” rikthehet me bashkëshorten

Mediale Vip

Provoi disa lidhje romantike, ish-konkurrenti i “Për’puthen” rikthehet me bashkëshorten

Më: 26 janar 2022 Në ora: 19:46
Arsim Abduli

Të gjitha mbajnë mend Arsim Abdulin nga Maqedonia, ish-konkurrentin e sezonit të dytë të “Për’puthen”, baba i një djali.

Ai gjithashtu ka pasur edhe një lidhje me Ana Lleshin, e cila kur Arsimi hyri ishte përjashtuar nga programi, por ishte pjesë e safit të “Për’puthen” dhe punonte në prapaskenë.

Më pas, ai pati edhe një histori me një tjetër grua që si duket i ka ardhur fundi sepse ai ka deklaruar se është rikthyer me bashkëshorten e tij.

“Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje. Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë. Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj. “, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat