Pamje që nuk duhen humbur! Iliri i kapur dorë për dore me Einxhel dhe i përqafuar me Donaldin

Mediale Vip

Pamje që nuk duhen humbur! Iliri i kapur dorë për dore me Einxhel dhe i përqafuar me Donaldin

Më: 27 janar 2022 Në ora: 10:37
Einxhel, Donald dhe Ilir

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, duhet të caktojnë dënime të ndryshme për njëri-tjetrin, si pasojë e një loje të dhënë nga “Vëllai i Madh”.

Banorët duhet që të fikin të parët një gong që bie në vende të ndryshme të shtëpisë, e më pas do japin dënimet që “Vëllai i Madh” u ka vënë në dispozicion.

Kur Donaldi arriti që të fikte i pari pulsantin, vendosi që Iliri dhe Einxhel të rrinin të kapur dorë për dore për tre orë, ku moderatorja ndërkohë ishte e dënuar më herët nga Tani për të pastruar lavanderinë.

Iliri dhe Einxhel pranuan pa asnjë kundërshtim, pasi thanë që janë të gatshëm që të bënin çdo dënim që u jepet, pasi kjo është loja. E teksa ato të dy po dilnin dorë për dore për të pirë cigare, bie sërish gongu.

Kësaj radhe ishte Beniada ajo që e fiku e para dhe dha dënimin që të gjithë qeshën me lot. Modelja e njohur tha se Iliri dhe Donaldi do të përqafoheshin për 5 minuta.

E teksa Iliri ishte dorë për dore me Einxhel, qëndroi për pesë minuta i përqafuar edhe me aktorin e humorit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat